Amal dhe George Clooney fotografohen më në fund me binjakët
E Enjte 6 Korrik 2017, 10:10
Dritare.net
Sapo të vegjlit lindën, gjithë bota mezi po priste t'i njihte, por çifti Clooney ka qenë tepër i rezervuar për të ofruar imazhe të fëmijëve të tyre.
Por së fundi, ata janë fotografuar teksa zbrisnin nga avioni i tyre privat në Itali.
Çifti ka vendosur që bashkë me binjakët të kalojnë disa ditë pushimi në shtëpinë e tyre në liqenin Como.
Një pushim i merituar, duhet thënë./dritare.net