Modelja dhe prezantuesja e njohur shqiptare Almeda Abazi ka nisur një projekt të ri në Turqi. Dritare.net informon se ajo do të jetë pjesë e klipit të një këngëtari turk dhe se ditën e djeshme kanë nisur xhirimet. Por Almeda gjatë këtyre xhirimeve nuk e harron origjinën e saj dhe gjuhën. Në një video që ajo ka postuar në Instagram duket Almeda që gjatë ecjes në një moment duket sikur rrëzohet dhe fjala që ajo thotë është “U qyqja”./M.S-dritare.net
https://www.instagram.com/p/BmVchhcloWb/?utm_source=ig_web_copy_link