Aleatët evropianë: Marrëdhënia Trump-Putin, e pakuptimtë

Pavarësisht mbrojtjes së presidentit, Donald Trump, për presidentin rus, Vladimir Putini, në konferencën e shtypit në samitin e së hënës në Helsinki, disa zyrtare të lartë të shtetit amerikan thonë se Trump-i nuk po bombardohet më me kritika nga  aleatët amerikanë, apo evropianë, pasi kanë arritur në përfundimin se, Trump dhe Putini nuk kanë bërë ndonjë marrëveshje të qëndrueshme.

Edhe për sa i përket bllokut evropian, kritikat dhe reagimet nuk janë aq të ashpra, pasi ata mendonin se me të vërtetë Trump-i kishte lidhur ndonjë marrëveshje me Rusinë.

LEXO DHE :  Droga në Itali/ Rama sherr me gazetarët: Është stok nga e kaluara

Aleatët Evropianë e konsideruan si “ të frikshme”, “shkatërruese” dhe “neveritëse” mbrojtjen e Trump-it përkundrejt Putinit.  Ata ngritën edhe strategji të reja, për ta konsideruar SHBA-në si një aleate besnike apo një kundërshtare, informon dritare.net

Përkrahja e presidentit rus mbi ndërhyrjet  dhe dështimi i Trump-it për t’u përballur me Putin në çështjet kyçe si Krimea dhe helmimet ‘Novichok’, në Mbretërinë e Bashkuar sinjalizuan se ai po i jepte Putinit lirinë të bënte çfarë të dëshironte./K.C/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.