Albin Kurti: Miqtë e mi, më të ndershëm se të Ramës, në Prishtinë
Dritare.net
Kurti tha se krisja e VV nuk e dëmton subjektin dhe shtoi se ende nuk i ka të qarta arsyet e ikjes së deputetëve.
“Nuk ka ndarje të Lëvizjes Vetëvendosje, por dalje të disa personave, të cilët nuk i kanë bërë dëme asaj, por vetes së tyre. Fryma e Vetëvendosjes është ajo që ne mbajmë anëtarësinë tonë. Për mua janë ende enigmatike të gjitha qëllimet e kësaj daljeje nga Lëvizja Vetëvendsoje, kur dihet që ne do të jemi qeverisja e ardhshme”, thotë ai.
“Shpend Ahmeti doli që nuk ka qënë ndërmjetësues, pasi është bërë kryetar i një partie tjetër. Mua s’më ka thënë asnjëherë se kishte ambicie për t’u bërë kryetar, por e kishte mendjen vetëm te kryeqyteti”, deklaron Kurti.
Kurti shtoi se sondazhet e nxjerrin fituese përsëri VV.
“Sondazhet sot tregojnë se del fituese në zgjedhjet e reja, ndërsa partia e re maksimumi do të shkojë dy përqind”, vijon ai.
Kreu i VV foli edhe për miqtë e tij në Tiranë, që sipas tij janë më të ndershëm se miqtë e Edi Ramës në Prishtinë.
“Miqtë e mi që kam në Shqipëri janë shumë më të ndershëm se miqtë që Edi Rama ka në Prishtinë”, thotë ai./ I.M-Dritare.net