Albana Osmanit i refuzojnë bluzat e fushatës "Ti je një luledielli"
Dritare.net
Por ndryshe nga sa priste prezantuesja e Top Channel, ka pasur në atë parlament që nismën e saj e kanë refuzuar madje e kanë quajtur një hipokrizi. Ishin përfaqësuesit e Vetëvendosjes që refuzuan t’i bashkohen deputetëve të tjerë për të veshur bluzat e fushatës së nisur nga “showgirl”.
Pasi ka parë foton në grup që ka bërë Albana Osmani me deputetët e tjerë, Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes, tha se në Kosovë janë të shumtë fëmijët që po vdesin nga kushtet jo të mira që po i jep shteti. Ajo tha se fotografimi i deputetëve dhe i vetë kryetarit Veseli për ketë fushatë është hipokrizi. Sipas saj shteti nuk ka bërë asgjë për mbrojtjen e fëmijëve.
“Edhe në këtë seancë pati hipokrizi. Ne uruam për 8 Mars por si duket kryetari ka harruar se janë fyer edhe gratë deputete. Dhe tash nuk e di si po dilni në mbrojtje të kësaj. Hipokrizi tjetër ishte kjo fushatë dhe ju dilni para mediave në ketë mënyrë. Sepse sot po vdesin fëmijët nga gjendja e mjerueshme si në shëndetësi edhe forma tjera. Andaj kjo ishte arsyeja pse nuk ju bashkuam kësaj ‘kampanje'në fotografi”, tha Haxhiu.