Alba në lidhje të re. Diedoni: Faleminderit Zot, më sulmonte si fëmijë
Dritare.net
Ajo ka vendosur që 1 muaj lidhje ta festojë me një udhëtim në Milano. Duket se lidhjen me stomatologun nga Kosova ajo e ka hedhur tërësisht pas krahëve, edhe pse e prezantoi si një marrëdhënie të fortë që mund të përfundonte me martesë.
Ndryshe nga Alba Çobaj, që po i përkushtohet televizionit pas famës që mori në “Big Brother”, Diedon Musa i është rikthyer profesionit të stomatologut jashtë vë mendjes publike. Në këtë intervistë ai tregon më shumë për jetën dhe marrëdhënien me Albën
Diedon, si po shkon jeta jote pas “Big Brother”?
Jeta jashtë ekranit po vazhdon brenda kornizave të normalitetit, me qetësinë e saj rutinore dhe origjinalitetin që e karakterizon. Puna si stomatolog po ecën mirë, falë Zotit, kjo edhe për faktin se jam përkushtuar maksimalisht vetëm pas punës dhe asgjëje tjetër. Sepse kuptohet që është gjëja më e rëndësishme në jetë për mua.I suksesshëm mund të them që jam më shumë sesa e kam pritur të jem në një kohë kaq të shkurtër, që nga marrja e titullit Doktor. Jam shumë i kënaqur, dhe sidomos më lumturon fakti që të tjerët ndahen të kënaqur nga unë.
Cilat janë kontaktet që ke tani me Tiranën, të lidh ende diçka me këtë qytet?
Me Tiranën kam kontakte të shpeshta, për shkak të shoqërisë që kam krijuar dhe ambientimit si në shtëpinë time. Madje, më duket sikur kam jetuar një jetë të tërë andej, dhe tani kam ikur me pushime. E vërteta është që në disa raste po e vë re që kur po mendoj dhe flas me veten, po e bëj me dialekt tirons, që do të thotë se ka një impakt relativisht të madh tek unë koha që kalova atje. Ndërsa sa i përket famës, jemi mësuar tashmë se është ndjesi e tejkaluar. Gjithsesi e bukur fama, por me të mirat dhe të këqijat e saj.
Ke marrë ndonjë ofertë për të qenë pjesë e ndonjë spektakli me VIPa, siç ka ndodhur me mikun tënd, Veseli Kurtishaj?
Kuptohet që kemi oferta kohë pas kohe dhe mundohem të jem në ata persona që i vlerësoj më të rëndësishmet. Së fundmi isha te festa “Sekreti i ëmbël” në Tiranë. U kënaqa shumë mes miqsh dhe gjithmonë do të jem i hapur e do mundohem t’ua kthej me praninë time, respektin që më bëjnë duke më ftuar.
Në të njëjtën festë ka qenë dhe ishe dashura jote, Alba Çobaj. Shkëmbyet ndonjë përshëndetje?
Takova shumë miq në atë festë madhështore me shumë të ftuar VIP, gjithashtu njoha miq të rinj aty, por nuk u takova me personin në fjalë. Më thanë që vinte lart e poshtë vërdallë, kaloi më duket kalimthi atypari, por kuptohet që nuk u përshëndetëm dhe as nuk do të përshëndetemi ndonjëherë.
Gjatë gjithë kësaj periudhe të ka shkuar në mendje për ndonjë rikthim me Albën?
Konsideroj që fëmijërinë e kam kaluar me kohë, adoleshencën gjithashtu, dhe këto janë dy gjëra që nuk besoj se njeriu kthehet mbrapsht t’i jetojë përsëri. Njësoj vlen dhe për rastin në fjalë. Është e sigurt që rikthim të dytë nuk do të ketë, këtë e them sepse zhgënjimin që njeriu përjeton në momentin kur e sheh që ka një anë të “tretë” të monedhës është mjaftushëm bindës për të folur me kaq shumë siguri.
Si e prite lajmin se ajo sapo ka krijuar një lidhje të re?
Faleminderit Zot që s’merret më me mua! Se e kishte bërë zakon çdo dy tri javë shkruante ose me nostalgji, ose me sharje në rrjetet sociale. Por, gjithsesi, kalimtare e ka.
Po SMS të shkruante?
Jo, s’jemi shkruar prej shumë kohësh, por sulmonte me statuse si fëmijë. Por e tillë është. Shpresoj t’i zgjasë kjo lidhje, se është e sigurt që do ta bëjë fajtor për ndonjë gjë në fund këtë djalin, dhe të fillojë ta urrejë si gjithë të tjerët.(qesh)
Po ti je njohur me ndonjë vajzë në mënyrë speciale?
Përderisa jetojmë në një botë sociale, dhe në një shoqëri mendjehapur dhe të përbashkët njohje do të ketë vazhdimisht. Kuptohet që njohjet kanë qenë kryesisht në aspektin shoqëror, me ndonje rast të rrallë “special”, por që ende jo diçka konkrete, siç tregon edhe statusi që jam aktualisht(qesh). Si do ta doje një vajzë për lidhje serioze? Hmm. Në fakt, nuk kam shumë specifikacione, ose preferenca strikte. Mjafton të jetë njeri në aspektin e gjerë të fjalës, të dijë të pranojë dhe ta kthejë respektin, të vlerësojë dhe të jetë me këmbë në tokë. Nuk e kam menduar ndonjëherë që më duhet të bëj një listë dëshirash për këtë zgjedhje.
Ndihesh i gatshëm për martesë dhe në ç’rast do e merrje një vendim të tillë? Për martesë?
Hmm. I gatshëm po të jetë me personin e duhur, pse jo? Konsideroj që gjërat e tjera në jetë që duhet i kam arritur, kështu që nuk shoh ndonjë pengesë nëse mund të them, përveç gjërave subjektive, sensuale, emocionale. Ndërsa sa i përket kërkesës nga vajzat, në fakt jooo, nuk është një muhabet ky që lëshohem dhe e diskutoj paraprakisht. Një vendim të tillë do ta merrja në momentin që do besoj se kam takuar jo vetëm një grua të mrekullueshme për veten time, por edhe një nënë të mrekullushme për fëmijët e mi në të ardhmen. Besoj se do të jetë zgjedhja e duhur në momentin e duhur.
Alba ta kërkoi diçka të tillë?
Nuk e mbaj mend.