Alba Life, mbrëmje gala në zemër të Nju-Jorkut

Nga Kozeta Turishta – Nju Jork

Me rastin e 10 vjetorit të Shkollës Shqipe dhe televizionit “ Alba Life” ditën e diel u organizua një mbrëmje madhështore në skenën e njohur prestigjioze “ Symphony Space” në Manhattan. Morën pjesë artistët më në emër e të dashur për publikun e gjerë shqiptar si : Lindita Mezini Lole, Sopranoja e shquar Deshira Ahmeti Kerliu, Bilbili i Kenges Popullore Shqiptare Merita Halili, Raif Hyseni, Arian Kerliu, Haxhi Maqellara, Hajro Ceka, Riad Ymeri, Ergin Oda, Bledar Maqellara, aktori I mirenjohur Pajazit Murtishi , instrumentistë të talentuar, Petrika Melo, Gusti Daija, Gjilberta Lucaj, Igli Tuga, Lule Ballata, Mialtin Zhezha, Elona Muca, Ida Trebicka dhe Leke Salihu.

 

 

 

Ky Koncert gala si i vetmi në llojin e tij për vet vlerat fisnike që mbart misioni i organizates “ Alba Life” ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqipe tek brezat e rinj që lindin e rriten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e fale tri shkollave shqipe të themeluara nga dy intelektualet, çifti Zylo, të njohur për punën e tyre të palodhshme në dobi të komunitetit shqiptar prej vitesh, ku shkrimtarja e njohur Kozeta Zylo, dhe bashkëshorti i saj z. Qemal Zylo emri i të cilëve përkthehet në vlera atdhedashurie duke trashëguar me fanatizëm kulturën dhe traditat shqiptare në shtetin më të fuqishëm të botës siç është Amerika. Ndaj kjo mbrëmje madhështore që bëri bashkë jo vetëm artistet më të mirë por mijëra shqiptare të ishin pjesë e shfaqjes e me dashurinë për Shqipërinë dhe rrënjët e saj duartrokitën me krenari e mirënjohje këtë projekt. Nuk mungoi as Kori i Shkolles Shqipe “ Alba Life” në Neë York me soliste Kristina Melo. I ftuar special në këtë Koncert Gala ishte aktori, komediani, dhe regjizori i Show “ Al Pazar” Artisti i dashur Agron Llakaj.

Personalitete të fushave të ndryeshme ndoqen nga afër këtë shfaqje, duke nderuar me cmime nga Senatori i Shtetit të Nju-Jorkut z. Marty Golden, i cili përmes këtij vlersimi z. Golden ka shprehur konsideratën më të lartë për familjen Zylo për kontributin, promovimin, dhe ruajtjen  e vlerave te kultures shqiptare ndër vite si e vetmja shkollë shqipe në shtetin e Nju-Jorkut.

LEXO DHE :  Vlorë/ I vodhën 8 mijë euro kambistit, arrestohen dy adoleshentët

Një tjetër personalitet i politikës sigurisht që nuk do mungonte si z. Mark Gjonaj,i cili nderoi gjithashtu me një Proklamatë nga “ Këshilli i Qytetit të Nju-Jorkut” , një dedikim me mirënjohje për znj. Kozeta dhe z. Qemal Zylo për shembullin dhe punën e tyre të mrekullueshme duke u shndërruar  në zërin e vërtetë të komunitetit shqiptar të Amerikës përmes dritares së “ Alba Life Tv” dhe Shkollës,  duke i quajtur një histori suksesi ku i vinë në ndihmë jo vetëm studentëve por e gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan. “Symphony Space” dukej aq bukur nën tingujt e muzikës shqipe dhe performancës së nxënësve të kësaj shkolle shqipe që kënduan shqip për të pranishmit në skenë.

Shkolla shqipe “ Alba Life” edhe pse jo fitimprurese, por përmes dashurisë dhe vullnetit për ta çuar përpara këtë mision që ka nisur prej një dekade, e kthyer në vatrën e vërtetë të dijes shqipe, sepse çdo gjë që behet me dashuri ka jetë, e çifti Zylo së bashku me familjen prej vitesh janë angazhuar në këtë investim që me siguri i fal kaq shumë kënaqësi shpirtërore dhe bën krenar çdo prind sepse kanë kultivuar këtë frymë të mire duke bërë të mundur që studentëve të kësaj shkolle ti mësohet shqipja rrjedhshëm, pasi disa prej tyre e kanë pasur vështirë ta flasin e ta kuptojnë e sot ato shprehen të lumtur se mund të shkojnë të gëzuar në Shqipëri ku mund të komunikojnë shqip.

 

Televizoni “Alba Life” gjithashtu mbush 10 vjeç, një rrugëtim i përbashkët me shkollën shqipe, pavarësisht  vështirësive, Kozeta dhe bashkëshorti i saj duket se ia kanë dalë mësëmiri pasi “Alba Life Tv” është një dritare e hapur në shërbim të të gjithë komunitetit shqiptar, me një program të zgjedhur kulturor, ku në fokus është gjithmonë përcjellja e vlerave të bukura shqiptare, sepse një shkrimtare, publiciste e poete, si Kozeta, di gjithmonë të bëjë zgjedhjen e duhur. Dritare.net.

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.