Alarm në Greqi, shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës
E Mërkurë 12 Tetor 2016, 22:10
Dritare.net
Shpërthimi ndodhi në një librari duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe në makinat e parkuara pranë vendngjarjes.
Deri tani nuk është raportuar për asnjë person të lënduar, ndërsa policia dyshon se mund të ketë një pako të dytë shpërthyese.
Në orën 22:22 sipas orës lokale, në redaksinë e një gazete u njoftua me telefon se do të ndodhte një shpërthim dhe madje u theksua se nuk ishte alarm fals.
Shpërthimi ndodhi në të njëjtën librari e cila ishte sulmuar me molotov në vitin 2008. Shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende. Sa u përket autorëve, autoritetet greke nuk kanë asnjë të dhënë, ndësa dyshojnë për akt terrorist.