Akuzohet se i këputi gishtat polices, 18-vjeçari: Kisha tre kapsolla
Dritare.net
18-vjeçari Daniel Dobra, është arrestuar të premten pasi akuzohet se ka hedhur kapsollin me të cilin efektivja Ina Nuku ka këputur dy gishtat.
18-vjeçari ka mohuar kategorikisht se fshihet pas ngjarjes.
“BalkanWeb” ka arritur të zbardhë dëshminë e adoleshentit të dhënë para oficerëve të policisë. Ai tha se kishte marrë pjesë në protestën që u zhvillua dy ditë më parë tek Kuvendit, ndërsa pohoi se nuk kishte përdorur sende të kundraligjshme.
“Protestova dhe unë para parlamentit por nuk kam përdorur sende të kundraligjshme.
Pranoj që kisha 3 kapsolla që ndeza dhe i hodha te llamarinat te Xhamia. Disa punonjës policie donin të më ndalonin por unë nuk pranova të futesha në makinë. Ndërhynë disa persona të tjerë dhe e gjeta veten në turmë dhe më pas u largova”, tha ai./ I.M-Dritare.net