Akuzohet për plagjiaturë, Ermal Meta pezullohet nga Sanremo
E Mërkurë 7 Shkurt 2018, 19:07
Dritare.net
Pezullimi i këngëtarëve vjen pas akuzave se kënga e tyre “Non mi avete fatto niente” është një plagjiaturë.
Organizatorët e festivalit nuk i kanë përjashtuar, por vetëm pezulluar këngëtarët, për shkak se ata duan kohë të verifikojnë nëse kënga e tyre është e plagjiaturë e këngës “Sanremo Giovani” e kënduar në 2016.
Kënga e kënduar nga këngëtari shqiptar shihej si njëra nga pretendentet për të fituar festivalin./ I.M-Dritare.net