Akuzohet për vrasjen e Emiljano Boçit, i riu: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me arrestimin e autorit, të vrasjes së 32-vjeçarit, Emiljano Boçi dhe plagosjen e shokut të tij, Melvin Disha, më janar të viti të kaluar. 30-vjeçari, u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë te kufiri i gjelbër, ndërsa nuk kishte asnjë send të paligjshëm. Policia i sekuestroi 2 telefona, të cilëve po u kryhet ekspertiza. Autori i dyshuar gjatë gjithë kësaj kohe ishte duke jetuar në lagjen “21 Dhjetori”, në Tiranë. Ndërkohë, mësohet se, ai ka hyrë dhe dalë ilegalisht  në Kosovë dhe Greqi. Nga Balkanweb, mësohet se, i arrestuari nuk ka pranuar akuzën para policisë dhe ka thënë se: ‘Nuk kam lidhje me ngjarjen’. Ai ka kërkuar avokat dhe nuk ka pranuar të pyetet më tepër./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Greqi/ Anija me flamur shqiptar përplaset me shkëmbinjtë, 8 të lënduar

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.