Akuzë/ "Klodiana Shala përvetësoi 520 milionë lekë të Berishës"
E Mërkurë 27 Janar 2016, 12:12
Dritare.net
“Në investimet në sport jemi 20 për qind më pak se Maqedonia, 30 për qind më pak se vendet ballkanike. E kuptoni që kemi ngelur me pallatin e sportit të Petrit Dumes, një hangar avionësh dhe nuk është bërë asnjë. Dhe po të them unë abuzimet që ka bërë qeveria ‘Berisha’ në këto vite, ju do të habiteni. i kam këtu me fakte dhe argumente. Si rasti kur i jepnin para’ kësaj topmodeles Klodiana Shalës, drejtoreshë e qendrës. 520 milionë lekë, ndërkohë që kishte dalë që stadiumi “Qemal Stafa” që do të prishej. Dhe hodhën 500 milionë lekë për të rregulluar poshtë stadiumit dy palestra. A e kuptoni se çfarë kanë bëra këta? Jua jap me fakte dhe me argumente”, deklaroi deputeti Ylli.