Akuzat për përdhunim/ Ronaldo nuk gjen qetësi. Policia i kërkon testin e ADN
E Enjte 10 Janar 2019, 22:10
Dritare.net
Kjo kërkesë është bërë në shërbim të hetimeve që po bëhen për akuzën që ai ka përdhunaur Kathryn Mayorga, dhe këto analiza do të krahasohen me gjurmët e ADN-së së gjetur në fustanin e akuzueses.
Kathryn Mayorga pretendon që është përdhunuar 9 vite më parë në një hotel, gjë kjo që është mohuar kategorikisht nga Ronaldo.
Sipas mediave që e kanë publikuar këtë skandal, ekziston një dokument i marrëveshjes së fshehtë të nënshkruar nga dy palët në vitin 2010, ku vajza kishte premtuar se do të heshtte për atë që ndodhi atë natë qershori pas pagesës prej 375 mijë dollarësh.
Ende nuk dihet nëse Ronaldo do të pranojë të dërgojë testin e AND në SHBA./ I.M-Dritare.net