Akuza e rëndë/ Morina: Gazetarin Enver Maloku e ka vrarë një deputet bashkë me bashkëshorten e tij
E Enjte 11 Janar 2018, 18:06
Dritare.net
Edhe pse nuk ka përmendur emra, Morina ka bërë një postim tronditës, ku shkruan se personat që kanë vrarë Malokun në vitin 1999 janë një deputet i Kuvendit të Kosovës dhe bashkëshortja e tij. Sipas tij, këta dy persona duhet të arrestohen dhe të dërgohen në Hagë për t’u gjykuar në Gjykatën Speciale.
Morina shprehet se:
LUTJA IME PER DITEN E SOTME!
Ne pervjetorin e 19 te vrasjes se intelektualit te guximshem Enver Malokut, kisha dashte me i pa me duar lidhur e te nisur per ne Speciale, nje deputet te Kuvendit te Kosoves dhe bashkeshorten e tij!
Kush jane ata e dijne me se miri:
– Zoti, i qofshim fale atij!
– Shpirti i Enver Malokut,
– Dy te dyshuarit per kete vrasje!/d.m-dritare.net