Aktorja e njohur turke Fulya Zenginer ka prerë flokët e saj dhe i ka dhuruar për ata që e luftojnë sëmundjen e kancerit. Ajo është bërë pjesë e fushatës të quajtur “Flokët e mi të bëhen tutë” dhe ka dhënë mbështejtjen e saj. Aktorja i ka prerë flokët për ti bërë paruke dhe me këtë ka treguar një guxim që jo shumë e kanë. Dritare.net informon se aktorja është shprehur:”Shpresoj që flokët e mi personit që do ti shkojnë ti japin lumturi, shëndet dhe forcë”./M.S-Dritare.net