Aktorja e re turke që njihet për rolin e saj si Xhansu nga seriali “Shoqëri e Lartë”, Hazar Erguclu është ndarë nga i dashuri i saj me të cilin kishin shumë pak kohë të lidhur. Dritare.net informon se lidhja e aktores me regjisorin turk ka nisur në xhirimin e serialit “Dudullu Posta” ku ajo ka rol. Lidhja e tyre ka marrë fund për shkak të diferencës së madhe që kishin në lidhjen e tyre. Aktorja e njohur është 26 vjeç ndërsa ish- i dashuri i saj ishte 45 vjeç. Ata kishin një diferencë prej 19 vitesh dhe kjo ka sjellë kundërshtimin për këtë lidhje nga ana e familjes së aktores së njohur./M.S-Dritare.net