Aktorja e njohur për rolin si Begum në serialin “Nusja nga Stambolli, Ozge Borak është shokuar nga një ofertë që i ka ardhur në mesazh në Instagram. Dritare.net informon se aktores së njohur një burrë nga Rusia i ka kërkuar të flejë me të për para. Në mesazhin që i ka ardhur asaj thuhej :” Unë jam një biznesmen dhe jetoj në Moskë. Dua të flej me ty me një shumë prej një million dollarësh. Më thuaj llogarinë dhe menjëherë do t’i transferoj. I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktores e cila ka postuar një shkrim në Instastory ku shkruan “Në përgjithësi unë nuk postoj shumë mesazhe që më sjellin ndjekësit e mi. Ose nëse janë shumë komike ose nëse janë shumë të çuditshme atëherë i postoj. Ska rëndësi nëse është burrë apo grua unë mundohem të kthej përgjigje. Por ky njeri që më ka shkruar mua unë nuk kam fjalë për të thënë. Një njeri i paskrupullt dhe që ka bërë diçka shumë të keqe”./M.S-Dritare.net