Aktorit të njohur për rolin e tij si Osman nga seriali “Nusja nga Stambolli”, Berkay Hardal i ka propozuar një fanse e tij në një mënyrë të çuditshme. Dritare.net informon se një vajzë me emrin Ajshe ka vendosur një fotografi të madhe të aktorit në murin e një ndërtese dhe në foto i ka shkruar “Berkay unë jam e dashuruar me ty, të dua shumë. Pranon të martohesh me mua”. Këtë propozim aktori i njohur nuk e ka pritur dhe është çuditur shumë dhe është shprehur :”Për këtë mur unë e kam marrë vesh nga emailet që i kanë ardhur menaxherit tim, u habita shumë. Por nga ana tjetër më pëlqeu shumë për mënyrën se si duhem. Këto janë gjëra shumë të bukura. Të falenderoj shumë Ajshe”./M.S-Dritare.net