Aktori i Portokalli tregon kërcënimet: Berisha dërgon njerëz të rrahin aktorët
Dritare.net
Në të gjitha rolet që ai ka luajtur ndër vite, e kanë bërë publikun të qeshë dhe ta duartrokasë pafund.
Por mesa duket ka dhe nga ata që mund të jenë indinjuar nga imitimet e tij, sidomos kur bëhet fjalë për politikanë të nivelit të lartë. Rezart Veleshnja aktori i njohur i humorit i cili ka imituar shpesh herë ish-Kryeministrin Sali Berisha, vjen çdo fundjavë me personazhe nga më të ndryshmet në spektaklin “Portokalli”.
I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” ka rrëfyer një episod jo fort të këndshëm që i ka ndodhur pak vite më parë, kur siç pohon ai, është kërcënuar nga truproja i ish kryeministrit Sali Berisha, që të mos e imitojë më. Pyetjes se a janë mërzitur personazhet realë gjatë imitimit që aktori ju ka bërë në spektakël, i përgjigjet se një ndër këta personazhe ka qenë dhe Berisha i cili dërgonte njerëz për të rrahur aktorët që e imitonin ish kryetarin e Partisë Demokratike.
“Imitimi është dashamirësi, nuk është dashakeqësi, pavarësisht se dikur Sali Berisha i rrihte ata që i imitonin. Po kur e imitonin, Saliu dërgonte njerëz që t’i rrihnin, bodigardët e vet. Mua më ka ndodhur, më ka ardhur bodigardi më ka thënë, po e imitove edhe një herë do të fus plumbin kokës. Ka qenë bodigardi i Berishës, një bjond i gjatë, i shëndoshë. Cfarë bëra? I thashë hajde më gjuaj. Po këtu në Shqipëri nuk të vret njeri për llafe apo për imitime, janë kot. Në Shqipëri shaj sa të duash, shpif sa të duash, bëj çfarë të të dojë e bardha zemër, nuk të vret njeri. Po ndërhyre tek lekët aty të vrasin. Këtë e kam nga Bledi Mane”, është shprehur Veleshnja.A.C/dritare.net