Aktivisti për mbrojtjen e Valbonës, Ardit Mekshiqi: Ja e vërteta e fotove, publikuar nga portalet!
Dritare.net
Lexo.al ka hedhur akuza ndaj shoqërisë civile për manipulim. Ja çfarë thotë portali:
“Mirëpo, përtej asaj që duket, ka edhe disa anë që nuk i shkojnë përshtat shoqërisë civile. Jemi mësuar që shoqëria civile të godasë politikën për manipulime faktesh dhe argumentash, ndërsa sot, shihet se vetë ata kanë bërë të njëjtën gjë me fotot e publikuara për “Valbonën”. Mjafton ti hedhësh një sy faqes së kësaj kauze në Facebook dhe disa aktivistëve (Arbër Çepani për shembull) për të parë se si manipulohet opinioni publik.
Siç shihet në fotot e mëposhtme, vjedhja e disa fotove në internet dhe paraqitja e tyre si pamje nga Valbona kanë qenë pjesë e komunikimit publik të shoqërisë civile. Kjo e zbeh jo pak imazhin e tyre, meqenëse tentojnë manipulimin e opinionit publik me fakte të rreme”, shkruan Lexo. al
Dritare.net kontaktoi me Ardit Mekshiqin, aktivist i shoqërisë civile, pjesëmarrës në shumë kauza të ndryshme, përfshirë edhe kauzën për mbrojtjen e Valbonës. Ai është ndërkohë në Valbonë, për të organizuar koncert protestën. Mekshiqi hodhi poshtë akuzat e portalit dhe sqaroi se çfarë janë këto fotot e publikuara. Arditi tha se shoqëria civile nuk ka mashtruar me fotot, dhe ka sqaruar se disa kanë qenë informuese dhe disa kanë qenë foto të vërteta nga Valbona.
“Ne fotot ku është pjesa e betonit dhe tubacioneve ku do të kalojë lumi kemi demostruar atë që e pret lumin e Valbonës, pasi ky ishte shembulli i Lumbardhit të Deçanit që ishte një lumë mjaft i bukur dhe sot ndodhet i varrosur nëpër tuba. Ndërsa fotot e tjera të buldozereve që janë duke hapur terrenin, janë foto aktuale të Valbonës, ku ka nsiur puna për ndërtimin e hidrocentraleve", tha Ardit Mekshiqi./dritare.net
[caption id="attachment_94292" align="alignnone" width="1024"] Sipas Mekshiqit, foto ilustruese për të treguar se çfarë do të ndodhë në Valbonë[/caption]
[caption id="attachment_94291" align="alignnone" width="720"] Sipas Mekshiqit, foto aktuale se çfarë po ndodh në Valbonë[/caption]