Aktivisti: Ja pse protestova në Dragot kundër zhvarrimeve!
Dritare.net
“Marrëveshja e nënshkruar në Korҫë mes Ministrave Bushati dhe Kotzias përbën një shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe interesave kombëtare, dhe qëllimi djallëzor i kësaj marrëveshje është se përkon me vitin 1913 kur mbreti i Greqisë erdhi në Korҫë me pretendimet territorial të Vorio Epirit, dhe pikërisht në këtë datë kemi edhe marrëveshjen Kotzias-Bushati, që është një marrëveshje tradhtare e klikës 27 vjeҫare.”,-ka thënë Kola.
Aktivisti ka vazhduar më tej duke deklaruar se me këtë marrëveshje, po gatuhet diҫka që ai e quan, kundër kombit shqiptar.
“Në lidhje me marrëveshjen e varrezave, e ndjej që diҫka e keqe po gatuhet kundër kombit shqiptar.”,-ka shtuar aktivisti.
Arben Kola, ka deklaruar se për këtë marrëveshje ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e saj, teksa sjell në vëmendje shfuqizimin e marrëveshjes së detit.
“Ne do të dorëzojmë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, dhe pas kësaj kërkojmë që të anulohet marrëveshja Rama-Bushati. Ne kërkojmë reciprocitet, sepse ne nuk jemi kundër popullit grek, por jemi kundër politikës ogurzezë të Greqisë dhe Kishës greke më në krye Janullatos”,-ka përfunduar ai./ I.M-Dritare.net