Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 40-vjeçari
Dritare.net
Sipas policisë, nga aksioni i zhvilluar nga polica është bërë i mundur arrestimi i 40-vjeçarit, si edhe shpallja në kërkim e dy personave të tjerë, të cilët kanë qenë në makinën e personit që përplasi për vdekje të moshuarin. Gjatë kontrollit në makinën e 40-vjeçarit është gjetur një thikë të cilin ai e mbante më vetë, pa leje. Materialet e mbledhura nga policia i kanë kaluar Prokurorisë së Pogradecit me akuzat: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 290, 273, 300 dhe 279 të Kodit Penal.
Njoftimi i plotë
Në vijim të informacionit paraprak datë 18.04.2018, i cili bën fjalë për aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E.S, 40 vjeç, banues në Pogradec.
Si edhe u shpallën në kërkim shtetasi K.M, 28 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, Lezhë dhe shtetasja O.Ç, 25 vjeçe, banuese në fshatin Gurras. Pasi në unazën e qytetit të Pogradecit, shtetasi K.M, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen Polo” ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin J.S, 83 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë.
Pasagjerë në këtë mjet kanë qenë shtetasi E.S dhe shtetasja O.Ç, 25 vjeçe, banuese në fshatin Gurras, të cilët nuk kanë kallëzuar krimin. Gjatë kontrollit të mjetit të lartpërmendur, në sediljen e pasme të tij u gjet çanta personale e kësaj shtetaseje, brenda së cilës kishte një thikë të cilën kjo e fundit e posedonte pan lejen e organeve përkatëse. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 290, 273, 300 dhe 279 të Kodit Penal./K.Ç/dritare.net