Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 27-vjeçari në Kamëz

Pasditen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamëz dhe për pasojë ka humbur jetën një i moshuar. Ende nuk është identifikuar viktima, por policia bën me dije se i moshuari ishte 70 vjeç. Sipas policisë, pranë rrugës “Tokio” në Kamëz, shtetasi H.O, 27 vjeç, me  një automjet tip “Reno Clio”, ka aksidentuar për vdekje të moshuarin.

LEXO DHE :  Jeni lodhur me rrudhat? Ja ushqimet që do ju bëjnë si të re

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.H, vjeç 27, banues në Çekrezë Kamëz, pasi më datë 15.04.2018, pranë rrugës “Tokio”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Reno Clio”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme të një shtetasi të paidentifikuar rreth 70 vjeç. Punohet për identifikimin e kufomës. Neni 290/3 i Kodit Penal./K.Ç/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.