Aksidentohen për vdekje dy të moshuar në Durrës
E Enjte 2 Nëntor 2017, 11:11
Dritare.net
Një i moshuar është shtypur nga autobusi dhe një grua vdiq pas përplasjes nga treni.
Aksidenti i parë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit. Autobusi me drejtues shtetasin G. B.48 vjeç, banues në Tetovë, ka aksidentuar shtetasin D.B. 72 vjeç, banues në Durrës.
Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në lagjen Nr. 14. Treni i linjës Shkodër- Durrës, me mashinist shtetasin G. R. 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. B. 70 vjeçe, banuese në Rrashbull. Të dy drejtuesit e mjetit janë shoqëruar në komisariat./L.P./Dritare.net