Aksidenti në Shkodër, parakalimi i gabuar që iu mori jetën 3 personave
E Hënë 19 Shkurt 2018, 11:11
Dritare.net
Familja Preka udhëtonte me një automjet të tipit Alfa Romeo, e cila u përplas me një fuoristradë e tipit “Hounday” që drejtohej nga 49 vjeçari, Sokol Mullaj, ndërsa pasagjer ishte 50 vjeçari, Ndrek Gjergji.
Sipas Gazetës Express, shenjat paraprake tregojnë se ka qenë parakalimi i gabuar i fuoristradës që ka shkaktuar aksidentin, megjithatë mbetet për t’u pritur ekspertiza e plotë.
Kujtojmë se aksi rrugor në fjalë ka mungesë të sinjalistikës, përfshi këtu edhe mungesën e ndriçimit./L.P./Dritare.net