Aksidenti në Elbasan, shoferi i sapo dalë nga burgu vë nën rrota marangozin
E Enjte 30 Mars 2017, 14:02
Dritare.net
Dëshmitarët thanë se trupi i pajetë i 35 vjeçarit u gjet nën rrotat Lande Roverit ndërsa u përplasën dhe dy makina që qëndronin të parkuara anës rrugës.
Viktima punonte si marangoz dhe ishte ne gjendje të vështirë ekonomike, shkruan OraNews.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, Ardian Subashi, 44 vjeç banues në Elbasan ka qenë në gjendje të dehur dhe ishte me precedentë penalë, sapo kishte dalë nga burgu.
Në momentin kur mbërriti policia 44-vjeçari qëndronte i ulur në trotuar si pasojë e gjendjes së shokut rrefyen deshmitarët.