Aksidenti i tmerrshëm, në autostradë. Ja çfarë thanë dëshmitarët!

Një aksident tragjik ku humbën jetën katër të rinj, ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Pamjet që la pas aksidenti tronditën opinionin publik. Një skenë e tmerrshme dhe e rëndë të ofron vendgjarja e aksidentit të kobshëm në mbikalimin e Sukthit.

Gjak, flokë, pjesë nga trupat e copëtuar të të rinjve, bashkuar me pjesët e dy makinave të përfshira në aksident.

Dëshmi nga vendi i ngjarjes

Sipas dëshmisë rrënqethëse të rojes së një prej objekteve private që ndodhen në këtë zonë, aksidenti është shënuar në orën 03:52, ndërsa policia dhe ambulanca kanë mbërritur rreth 20 minuta pas përplasjes së mjeteve.

Gazeta “Bulevard” ka mundur të sigurojë dëshminë e minutave të tmerrit që ka përjetuar një roje objekti privat, fare pak metra larg vendit ku ndodhi aksidenti tragjik, tronditje të cilën e ka përjetuar gjithë zona, të cilët janë drejtuar për të dhënë ndihmën e tyre, por pa asnjë shpresë jete për 4 të rinjtë.

“Isha me shërbim në biznesin ku punoj prej kohësh  shumë pranë vendit të ngjarjes, pasi punoj si roje aty dhe dëgjova zhurmën e madhe të mjetit që po vinte në krahun e kundërt të autostradës. Dola ta shihja dhe s’po kuptoja se çfarë po bënte. Duke e ditur që këtu pranë ka një kthesë tepër të rrezikshme, ku plot mjete hyjnë poshtë mbikalimit në sens të kundërt, për të mos i rënë rrugës gjatë edhe gjatë ditës ndodh kjo gjë. Instikti më shtyu të shoh orën ishte fiks 03: 52 minuta, pashë orën në celular dhe fiks në atë moment ka ndodhur shpërthimi i madh. Gjëja e parë që munda të bëj është të nisem për ta dhënë ndihmën, por ishte shumë vonë. Deri sa ka ardhur policia vërshuam të gjithë ne njerëzit që e pamë dhe dëgjuam dhe ndezëm  ndriçuesit  e celularëve në autostradë për të sinjalizuar makinat e tjera, që vinin nga Tirana në drejtim të Durrësit, ngrinim krahët, bërtisnim, me qëllim që të mos përplaseshin me mjetet që ndodheshin në rrugë.

LEXO DHE :  Për sa shiten opozitarët Ramës?

Asnjë ndriçim, asnjë sinjal nuk kishte aty pranë , gjë që mund ta kishte rënduar edhe më shumë numrin e viktimave në këtë aksident të tmerrshëm.

U bashkuam të gjithë sa u ndodhëm aty pranë për të dhënë ndihmë, por pamë që në makinën e vajzave nuk kishte asnjë shenjë jete, përveç gjakut që rridhte pa pushim, flokëve të tyre të shpupurisur mes hekurave të makinës.. një skenë që s’do ta harroj dot sa të kem jetën!!

E njëjta gjë edhe në makinën ku i vetëm ndodhej djali!!!”, shprehet mes lotësh E.D punonjësit i një firme private që operon në autostradën Tiranë-Durrës, pak metra ku ndodhi aksidenti.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.