Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari
E Martë 7 Gusht 2018, 16:04
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë tek rrethrrotullimi i Saukut.
Mësohet se një 28 vjeçar i identifikuar si Ervin Preçi, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë.
Makina me të cilën udhëtonin tre të rinj ka dalë nga rruga, dhe kanë mbetur të plagosur shoferi L.D 28-vjeç, pasagjerja D.XH 23 vjeç dhe ka humbur jetën E.P 28-vjeç, njofton policia./ I.M-Dritare.net