Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin, Korçë-Bilisht, ku ka humbur jetën një çift bashkëshortësh. Mësohet se, çifti është përplasur në Vloçisht, teksa po ecnin në rrugë. Policia ka nisur menjëherë hetimet, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes./K.C/dritare.net