Aksident në Fier, plagoset nëna dhe foshnja e porsalindur
E Shtunë 9 Dhjetor 2017, 17:05
Dritare.net
Mësohet se nga përplasja e dy makinave, kanë mbetur një plagosur shtetasja L.T, 23 vjeçe dhe djali i tyre disa ditësh të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
"Në datën 09.12.2017, në orën 16:50, në lagjen “Sheq i Vogël” është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K, 45 vjeç, banues në Fier, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T, banues në Fier.
Si pasojë e përplasjes është aksidentuar bashkëshortja e shtetasit L.T, shtetasja L.T, 23 vjeçe dhe djali i tyre disa ditësh të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.",-njofton policia./ I.M-Dritare.net