Aksident në Berat/ Deputeti i PS përplas 51-vjeçarin

Pas lajmit se, deputeti socialist, i qarkut të Beratit, Fadil Nasufi ka aksidentuar një person vjen dhe reagimi i Policisë së Beratit.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën Berat-Urë Vajgurore, në Otllak.

Teksa deputeti, Nasufi po drejtonte automjetin e tij, tip “Benz” është përplasur me një biçikletë, që drejtohej nga shtetasi, B.M, 51 vjeç. Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i biçikletës.

LEXO DHE :  Zbulohet miku këngëtar i Presidentit Meta!

Nga veprimet e para drejtuesi i biçikletës rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ndërkohë policia po vazhdon me hetimet, për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes./K.C/Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.