Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetë 63-vjeçari

Pasditene sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”, duke lënë të vdekur një njeri.

Një makinë u përplas me një motor dhe si pasojë, Arsen Çela 63 vjeç, banues në Orikum, ka humbur jetën.

Në një njoftimin paraprak lidhur me ngjarjen, policia lokale bën me dije se, ora shënonte rreth orës 17:00, kur në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur ‘Qafa e Luarit’, automjeti tip ‘Fiat’ me drejtues shtetasin V. B është përplasur me automjetin e markës ‘Honda’.

LEXO DHE :  Këto 19 foto tregojnë se ne kemi nevojë për ndryshime në botë

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” me inicialet  A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proceduralë të arrestimit të tij./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.