Aksident i rëndë në Pogradec, përplaset për vdekje 18-vjeçari

Një 18-vjeçar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm, në Pogradec, pasi u përplas nga një automjet.

Policia bën me dije se, aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Cërravë, ku mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin K.P, banues në Korçë, ka përplasur për vdekje të riun A.H, 18 vjeç.

LEXO DHE :  Fotot e ministres në plazh, aktivisti ka një mesazh

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë policia po vazhdon me hetimet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes./K.C/Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.