Sipas burimeve te policisë, sot rreth orës 14:00 në aksin rrugor Lezhë– Rraboshtë, rrugë urbane dytësore, ka ndodhur një aksident me pasoja.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë që konstatuan se automjeti me targa AA 403 PU me drejtues shtetasin E.L. 23 vjeç, dyshohet se ka përplasur për vdekje shtetasin Z.GJ., 58 vjeç .
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.D.M-Dritare.net