Aksident i rëndë/ 5 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë
E Hënë 24 Dhjetor 2018, 23:11
Dritare.net
Mësohet se pas përplasjes së dy makinave, 5 persona kanë mbetur të plagosur.
Dy nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 21: 15 minuta, ndëersa të plagosurit janë A.I. 26 vjeç, A.I. 67 vjeç, dhe A.T. 24, K.F. 34 vjeç e A.F. 33 vjeçe.
Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të ofruar ndihmën e shpejtë. Ndërkohë, po hetohet edhe për shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit rrugor. Kushtet e rënduara të motit mund të jenë një nga shkaqet./ I.M-Dritare.net