Aksident/ Humb jetën i riu shqiptar, plagosen 4 të tjerë në Itali
E Diel 22 Korrik 2018, 13:01
Dritare.net
Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku si pasojë e një aksidenti me makinë ka humbur jetën një i ri shqiptar, në Viterbos të Italisë.
Ndërkohë, mësohet se janë plagosur dhe 4 të rinj të tjerë. Mediet italiane bëjnë me dije se, 5 të rinjtë po udhëtonin me një automjet tip "Golf”, i cili si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Ndërkohë, mediet italiane shkruajnë se, të rinjtë shqiptarë po bënin garë në rrugë, me një automjet tjetër. Ende nuk është e zyrtarizuar nga policia ky informacion. Por policia po heton për zbardhjen e ngjarjes./K.C/Dritare.net