Ahmetaj për pensionistët: Ja sa shpërblim do të marrin!

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja në Komisionin e Ekonomisë, ku është shqyrtuar akti normativ për buxhetin e 2018-s.

Ndërkohë, mes shumë çështjes të tjera, ministri i Financave, Arben Ahemtaj ka dhënë edhe një lajm të mirë për pensionistët.

Sipas Ahmetajt, pensionistët do të përfitojnë një shpërblim prej 5 mijë lekësh, në fund të vitit.

 

 “Në mënyrën se si e afrojmë paketën e solidaritetit nuk ka asnjë lidhje me vitin elektoral. Shikoni kohën kur ne japim bonuese ndërkohë që ata e kanë dhënë vetëm në vite elektorale. Paketa e solidaritetit është kthyer në standard dhe kjo është arsyeja pse e kemi sjellë të konsoliduar në buxhet me shifër konkrete për të garantuar ata që përfitojnë se qeveria ka vëmendje totale të qytetarët.”, u shpreh Ahmetaj./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  17 truke që do ju lehtësojnë jetën

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.