
Ditën e sotme, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj është takuar me banorët në Kukës.
Ky është edhe takimi i parë i qeverisë pas protestës për taksën e vendosur në Rrugën e Kombit në Kalimash.
Gjatë takimit Ahmetaj u shpreh se: “Qeveria po negocion për një paketë të lehtësuar për banorët e Kukësit për tarifën e Rrugës së Kombit”
Ai foli gjithashtu me përfaqësuesit e biznesit të vogël për çështjen e TVSH-së.
“Informim intensiv për përfshirjen në skemën e deklarimit, do komunikohet me çdo biznes në të gjithë Shqipërinë. Nuk është taksë e re, është vetëm detyrim për deklarim”- ka sqaruar ministri. “Deklarata do jetë e thjeshtuar, asistence nga tatimet për deklarimin, nuk ka gjoba në rast të gabimeve në deklarim”- shprehet Ahmetaj. /K./Dritare.net
Komentoni