Ahmetaj letër Autoritetit Mbikëqyrës: Brenda 31 dhjetorit duhet të zhvendosni kazinotë

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka kërkuar që të nisë puna me qëllim zbatim e ligji për lojërat e fatit brenda afatit të përcaktuar. Ai e ka bërë këtë përmes një letre drejtuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

“Sipas parashikimeve në Ligjn nr. 155/2015, “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”, subjektet  të cilat ushtrojnë aktivitet në fushën e lojërave të fatit, brenda datës 31.12.2018, duhet të marrin masat për: Zhvendosjen e kazinove, nga zonat e banuara dhe respektimin e distancave minimale prej 100 metra ndërmjet pikave të basteve dhe nga institucionet fetare, institucionet e arsimit parauniversitar dhe institucionet e arsimit të lartë.

LEXO DHE :  Kërcënohet deputeti i opozitës që pranoi mandatin: Tentuan të më godisnin

 

 

Duke patur në konsideratë sensibilitetin e këtij procesi dhe rëndësinë e zbatimit me sukses te tij, Autoriteti i Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit të ndjekë e të mbikëqyrë me imtësi procesin, me qëllim respektimin me rigorozitet të kërkesave dhe afateve ligjore.” – shkruan Ahmetaj në letrën drejtuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ndërsa kërkohet nga institucioni një raportim javor për ecurinë e procesit. V.D/Dritare.net.

 

Letra e ministrit Ahmetaj për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.