Ahmetaj: Javën tjetër miratohet paketa e re fiskale, kategoritë e bizneseve që përfitojnë

Jave e ardhshme qeveria do të miratojë paketën e re fiskale me uljen e taksave të bizneseve. Ministri i Financave dhe Ekonomistë, Arben Ahmetaj,ditën e djeshme në një takim me banorët e Fierit, informoi se ndryshimet fiskale janë ndryshuar dhe do të miratohen  nga qeveria.

Ndryshimet e reja, sipas ministrit Ahmetaj, parashikojnë një rritje të pragut të xhiros dhe ulje të tatim-fitimit nga 15% në 5%.

Kreu i financave tha se biznesi me xhiro vjetore nga 8 deri 14 milionë lekë do të paguajë 5% të fitimit nga 15% që është aktualisht.

Nga paketa e re përfitojnë 10 mijë biznese.

“Çfarë bëmë me taksën e biznesit të vogël? Paguhej 1.5 përqindëshi, paguhej dhe tatimi i thjeshtësuar për fitimin mbi xhiron. Çfarë bëmë ne? I hoqëm. I bëmë zero. Çfarë po bëjmë tani, kalon javën tjetër në qeveri. Nga 8 milionë deri në 14 milionë, e ngremë tavanin e deklarimit për tatim-fitimin 5 për qind dhe fusim dhe gati 10 mijë biznese të tjera. Në numërim të bizneseve, janë rreth 95 mijë biznese që e kanë taksën nga 0 deri në 5 për qind, që do të thotë në llogari të të gjitha bizneseve aktive, 91 për qind e të gjitha bizneseve në Shqipëri e kanë taksën nga 0 në 5”, u shpreh Ahmetaj nga Fieri.

LEXO DHE :  Video/ Nuk përmbahet Armina Mevlani, ngre fustanin dhe tregon të brendshmet

Paketa fiskale do të ulë tatim-fitimin, edhe për industri të caktuara, të cilat shteti do t’i stimulojë, si agroturizmi. Në draftin e Ministrisë së Financave për agroturizmin është propozuar që tatim-fitimi për këto biznese të jetë nga 15 për qind në 5 për qind. Ato biznese agroturistike që do të kenë qarkullim më të vogël se 14 milionë lekë, automatikisht përfitojnë uljen e normës së tatimfitimit. Për këto subjekte është parashikuar që edhe TVSH-ja për shërbimet që ofrohen, përveç akomodimit, i cili është me normë të reduktuar 6 për qind, edhe ushqimi apo shërbim tjetër në fermën turistike të ngarkohet me nivel TVSH-je 6 për qind.

Në paketë fiskale është propozuar edhe ulja e tatim-fitimit për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Aktualisht, është në fuqi një skemë favorizuese për fermerët individualë, të cilët deri në qarkullimin 5 milionë lekë përfitojnë 20 për qind TVSH për produktet që ata shesin për eksportuesit apo përpunuesit. Ndryshimet parashikojnë që shoqërive të bashkëpunimit bujqësor me xhiro deri në 5 milionë lekë do t’u ulet tatim–fitimi nga 15% që është aktualisht në 5%./E.B-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.