Ahmetaj i kundërpërgjigjet opozitës: I kemi ulur taksat, ju s’keni marrë pjesë në konsolidimin fiskal

Pas largimit të opozitës nga Kuvendit, ministri i Financës dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj iu është kundërpërgjigjur akuzave të PD-së, për rritjen e çmimit të taksave dhe çmimeve. Ahmetaj, nga faltorja e Kuvendit u shpreh se, ka pasur shumë ulje çmimesh për shumë produkte. Ndërkohë, ai gjithashtu u shpreh se, opozita nuk ka pasur ndonjë kontribut në konsolidimin fiskal.

 

Ku konsistojnë masat që propozohen. Për të gjitha njësitë që preken nga ulja e pragut të TVSH është bërë një sondazh i drejtpërdrejtë nga INSTAT. Rezultantja është; inflacioni për prillin dhe majin rezulton të jetë në 2 %. Ka ulje çmimesh për shumë produkte. Ajo që pretendoi opozita nuk është e vërtetë. Ajo që po bëjmë është një planimetri fiskale, që shkon në përputhje me rritjen e sektorëve prioritetare. Frytet e diskutimi është lehtësimi fiskal. Me këto lehtësime fiskale sot 91% e sipërmarrjes e ka tatimin-fitimin ose 0 ose 5 %. ‘U rriten taksat, u rritën’ u lën taksat. U fermentua e njëjta bolori. Biznesi i vogël deri në 5 milionë 0 tatim fitim. Ju e rritët borxhin (i drejtohet opozitës). Ne jo vetëm që ulën taksat, por po ulim dhe borxhin. Qeveria kursen dhe trajton borxhin e trajtuar nga ju o të munguar”, -tha Ahmetaj./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Mid’hat Frashëri/ Andoni: Rama tenton të anashkalojë historianët dhe intelektualët

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.