Agustin Palokaj: Ja çfarë po ndodh tani në Bruksel
Dritare.net
Korrespondenti i Kohës Ditore nga Brukseli, Augustin Paloka njofton nga vendi i ngjarjes për një seri sulmesh terroriste në Bruksel. Së pari rreth orës 8 ka pasur dy shpërthime të fuqishme në Aeroportin e Brukselit. Besohet se, sipas të dhënave të deritashme, së paku 13 persona kanë vdekur gjatë këtij sulmi dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Pak kohë më vonë ka shpërthyer një bombë e fuqishme në stacionin e Metros në të ashtuquajturin “Kvatin Evropian” në qendër të qytetit, ku gjenden ndërtesat e institucioneve të BE-së.
Korrespondenti i Kohës Ditore, thotë se ka dëgjuar këtë shpërthim të fuqishëm prej të cilit është dridhur edhe toka. Pak minuta më vonë kanë dalë të përgjakur njerëzit nga staciopni i Metros. E tërë Metroja është mbyllur.
Këto sulme kanë ardhur pak ditë pasi në operacionin e njësive speciale antiterroriste ishte kapur Saleh Abdeslam, terrorist i dyshuar për sulmet në Paris, i cili për më shumë se katër muaj ishte në arrati. Ai, sipas mediave, kishte pranuar se kanë planifikuar edhe sulme në Bruksel.
Niveli alarmit të sigurisë në Bruksel përsëri është ngritur në 4 dhe ekziston mundësia për sulme të tjera.