Agron Llakaj merr surprizën e papritur dhe përlotet
E Diel 20 Janar 2019, 10:10
Dritare.net
Surpriza për Agron Llakajn ishte mbesa e tij, Adea e cila kishte disa kërkesa për gjyshin. Disa muaj më parë, aktori ishte bërë sërish gjysh dhe Adea ishte bërë paksa xheloze. Adea thotë se, gjyshi i saj i kushton më shumë rëndësi Teos, nipit, dhe ajo ndihet e mënjanuar. Ndërsa aktori i tha Adeas:
“Gjyshi e do shumë Teon, vëllanë tënd dhe fëmijët e tjerë që do vijnë pas tij, por ti je motivi i jetës sime. Mëso ta ndash botën me të tjerë sepse kështu do të jetë akoma edhe më e bukur!”
Më pas Adea tha se, ajo e ka idhull gjyshin dhe të gjithë duhet ta dinë se, ajo është mbesa e aktorit të madh, Agron Llakaj./K.C/dritare.net