Adriatik Llalla drejt prangave? Prokuroria nis hetimet
E Hënë 26 Mars 2018, 15:03
Dritare.net
Mësohet se hetimi ka nisur me akuzën e pastrimit të parave.
Mësohet se për hetimin e ish-kryeprokurorit janë mbledhur informacione nga disa institucione.
Prokuroria e Durrësit ka marrë informacione nga ILDKPI dhe zyrat noteriale.
Gjithashtu mësohet se do të sekuestrohen kontratat e shitblerjeve të pasurive në kohën që Adriatik Llalla ishte Prokuror i Përgjitshëm.
Para disa javësh Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në SHBA Llallës dhe familjes së tij./ I.M-Dritare.net