Acari godet Evropën/ Meteorologët: Një ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike
E Premte 23 Shkurt 2018, 13:01
Dritare.net
Një masë e ajrit shumë të ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë, duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës.
Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të kontinentit Evropian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe gjithë gadishullin Ballkanik.
Me një vlerësim paraprak, pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shumë zona të Evropës jo vetëm për faktin se do sjellë temperatura ekstremisht të ulëta në shumë qytete Evropiane por më tepër për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fund-dimrit.
Pritet të kemi temperatura të ulëta, të krahasueshme me një ditë më parë, por që do të zgjasin pak ditë./L.P./Dritare.net