Abuzimi me tokat në Lezhë, i përfshirë dhe portieri i kombëtares Etrit Berisha
Dritare.net
Autoritetet kanë konfiskuar tokën e blerë nga familjarët e Berishës, por nuk rrezikojnë që të ngrihet ndonjë akuzë në drejtim të tyre.
Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj dhe punonjës të Prefekturës dhe Hipotekave për shkak të abuzimit me pronat, duke falsifikuar dokumentet. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se shumë shpejt përgjegjësit do të dilnin para drejtësisë:
“Dua t’ju them që jam i shqetësuar, ua thashë edhe njerëzve të policisë për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me pronën publike, me vijën bregdetare, posaçërisht në zonën e Lezhës . Besoj që hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, besoj që do të jenë efecientë, do të jenë të suksesshme. Janë hetime që po bëhen bashkë me Prokurorinë këtu dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dhe unë shpresoj dhe besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen përpara përgjegjësisë penale”./De.My-Dritare.net
https://youtu.be/1mIe9Cg1FYc