Abuzimet me tokat në bregdet, mes të arrestuarve dhe xhaxhai i Arben Ndokës
E Premte 16 Mars 2018, 16:04
Dritare.net
Gjoka u arrestua së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, nënkryetarin, drejtoreshën e Hipotekës dhe 4 zyrtarë të tjerë lokalë u arrestuan nga policia lokale mesditën e sotme (16 mars) pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikimi dokumentesh që lidhen me tjetërsimin e pronave në bregdet.
Në pranga ranë 8 persona ndërsa është prerë urdhërarresti për 23 persona gjithsej.
Zyrtarët u arrestuan me urdhër nga Prokuroria e Lezhës dhe vendim të gjykatës së Lezhës pas hetimeve disa mujore në lidhje me abuzime të dyshuara të Bashkisë së Lezhës me tokat në bregdet. /d.m-dritare.net