Abilekaj: Shkaku i parë i ftohjes midis Veliajt dhe Ramës
E Mërkurë 26 Dhjetor 2018, 21:09
Dritare.net
"Ai ka bërë një punë shumë të dukshme që i ka dhënë pikë edhe në sondazhet që dalin. Përfliten edhe brenda Partisë Socialiste që e nxjerrin edhe mbi Ramën dhe ky mendohet se ka qenë shkaku i parë i ftohjes mes Ramës dhe Veliajt, që e nxirrte Veliajn 20 pikë mbi Ramën. Është një punë e dukshme dhe ka një efekt populist dhe mendohet se kjo punë është bërë për një mandat të dytë. Duke u bazuar tek numri i votave të vitit 2017, 49% për frontin opozitar dhe 51 për PS-në. Është rezultat shumë i ngushtë dhe me largimin e Saimir Tahirit mund të ndryshojë shumë në disfavor të Veliajt. Veliaj e ka të vështirë të rifitojë me shifrat e 2017-s. Në Tiranë, Saimir Tahiri kontrollon mirë edhe degët e Partisë Socialiste."/ora news/