Abilekaj: A kishte Lindita Nikolla çanta 5 mijë euro, para se të bëhej ministre?

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se në Shqipëri, ministrat i deklarojnë hapur pasuritë e tyre pasi vijnë në pushtet.

Pjesë nga debati: 

AbilekajA i kishte Lindita Nikolla çantat 5 mijë euroshe para se të bëhej ministre? Çfarë kishte përpara? Në vende si Italia edhe mund të bëjnë pak para nga pushteti por nuk e tregojnë dot se filtrat janë të mëdha. Në Shqipëri e tregojnë në Parlament. Damiani duhet të iki. Ahmetajn nuk e shikoj të mundshëm sepse nuk lidhet me ndonjë skandal direkt. Sa herë dëgjojmë një skandal nuk na bie në mendje ministrat, por kryeministri. Tek rasti i Unazës së Re është e qartë se është dhënë nga kryeministri. Ministrit i është dhënë për të firmosur. Nuk besoj se ka ditur diçka më shumë Damiani./ora news

LEXO DHE :  Ide si ta bëni hyrjen e shtëpisë, të duket si përrallë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.