A u prenë damarët në Hell’s Kitchen? Flet Renato Mekolli

Ditën e sotme mediat raportuan se programi “Hell’s Kitchen” i drejtuar nga Renato Mekolli, nuk do të transmetohet pasi një nga konkurrentët ka tentuar të presë damarët.

Por, tanimë duket se është sqaruar diçka nga ky lajm, dhe me siguri nuk bëhet fjalë për prerje damarësh, por për një situatë të tensionuar ku njëri nga konkurrentët është mbuluar me gjak, për arsye të panjohura ende.

Renato ka vendosur t’i japë fund këtyre spekulimeve duke zbuluar të vërtetën nëse spektakli do vazhdojë të transmetohet.

“Në fakt, e vërteta nuk është kështu. Me lajmin që ka qarkulluar sot është ekzagjëruar shumë. Në lidhje me programin, asgjë nuk do të ndryshojë. ‘Hell’s Kitchen’ do të vazhdojë me transmetimin e tij ashtu siç ka nisur dhe siç ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë këtyre javëve”, tha ai pasi u kontakua nga ‘Revista Class’

LEXO DHE :  Elvis Naçi i siguron 50 mijë euro për shërim, 15-vjeçari nuk merr dot pasaportën

Ndërsa I kontaktuar nga “revistaëho.com”, shefi i famshëm Renato ka konfirmuar lajmin se në kuzhinë ka pasur një situatë problematike, duke i komentuar shkrimet në media si të ekzagjeruara. “Gjithçka do të shihet në ekran”, – tha Mekolli./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.